Selena Gomez po e shijon këtë periudhë të jetës së saj. Pas problemeve të vazhdueshme me shëndetin mendor, Selena Gomez me sa duket po përmirësohet dhe po i rikthehet jetës reale. Ajo është fotografuar teksa largohej nga një studio regjistrimi, çfarë do të thotë se po përgatitet për një këngë të re. Miqtë, gjithashtu në këtë periudhë të jetës së saj zënë një vend të rëndësishëm. Mbrëmjen e kaluar Selena ka darkuar me ta dhe është venë re edhe prezenca e Niall Horan, ish-anëtari i grupit “One Direction". Nuk mbaron me kaq! Vite më parë është dyshuar se ata kanë qenë në një lidhje, mirëpo asnjëherë nuk është konfirmuar prej tyre.

Tashmë, përflitet sërish që ata janë në një romancë. Dyshja gjatë darkës janë fotografuar teksa shkëmbenin puthje dhe përqafime. Edhe në foton e publikuar nga miqtë e tyre, ata duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Kjo lidhje e Selena-s vjen menjëherë pasi Justin u martua me modelen Hailey-n.