Nëse keni një motër më të madhe, mund të fshiheni pas saj kur keni probleme, madje mund edhe të huazoni rrobaj e saj (sigurisht pa i thënë). Sipas psikologëve, të kesh një motër përmirëson qëndrueshmërinë mendore dhe zhvillimin e përgjithshëm. Fëmijët që rriten me motrat rreth tyre janë më të lumtur dhe bëhen njerëz më të mirë.

Të kesh një motër më të madhe është vërtet një bekim që të ndihmon në shumë mënyra dhe në çdo pjesë të jetës. Ja se si:

Kjo ul shanset për një divorc në të ardhmen

Një studim nga Universiteti Shtetëror i Ohajos zbuloi se fëmijët me motra dhe vëllezër kishin një shans më të ulët, për t’u divorcuar në të ardhmen. Një aspekt i këtij zbulimi befasues është: të kesh një motër më të madhe të bën njeri më të pjekur dhe më të përqëndruar tek vetja. Përvojat tuaja të fëmijërisë kanë një ndikim të madh në zhvillimin tuaj si të rritur. Ju që jeni me fat që keni motër më të madhe, jeni marrë me konfliktet që shumë herët, prandaj do ta keni më të lehtë me partnerin në të ardhmen.

Ajo është arsyeja pse prindërit tuaj janë më të butë ndaj jush

Nëse mendoni se rritja ishte e vështirë për ju, besojeni ose jo, ishte më e vështirë për motrën tuaj. Një studim zbuloi se prindërit janë shumë më të kujdesshëm në lidhje me fëmijët e parë. Prindërit janë edhe më strikt më fëmijët e parë, prandaj kur një fëmijë tjetër vjen në familje, ata qetësohen. Pra, nëse keni një motër më të madhe, një arsye tjetër për të cilën duhet të jeni mirënjohës ndaj saj.

Ajo gëzohet për arritjet tuaja

Ajo ka shumë gjëra për t’ju mësuar që ende nuk i keni përjetuar. Ju gjithmonë keni një aleate dhe dikë që ju mbështet. Ajo ju frymëzon të jeni më të mirë dhe të përpiqeni drejt qëllimeve tuaja. Të rritesh me motrat ju bën më ambicioz dhe të pavarur.