Big Mama është nga ata personazhe të njohur që nuk i pëlqen ta ekspozojë shumë jetën e saj private. Nuk ndodh shpesh që Bigu të jetë pjesë e mediave rozë, por një postim i saj në Instagram ka bërë që të gjithë të flasin për të. Këngëtarja ka publikuar një foto me modelin turk Serhat Kaynarpinar, i cili gjithashtu ka publikuar dy foto të tjera ku shfaqet bashkë me Bigun duke iu drejtuar asaj me fjalën “Të dua”.

“Këto ditë të ftohta do t’ju sjell pak dashuri”, -ka shkruar Big Mama përkrah fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashurið??... ð?¥? @serhatkaynarpinar

A post shared by BigMama (@bigitos) on

Menjëherë kanë filluar spekulimet se çifti mund të jetë në një lidhje. Nuk e përjashtojmë këtë si mundësi, por janë të larta edhe shanset që ata të jenë duke punuar për një videoklip apo projekt tjetër së bashku.

Megjithatë Bigu dhe Serhat ia dolën që të gjitha mediat të flasin për ta.