Kriza për të cilën të gjitha mediat dhe portalet kanë folur kohët e fundit, është pranuar edhe nga vetë këngëtarët. E para ishte Loredana ajo që me një postim publik u tregoi të gjithë fansave të saj se nuk është më e martuar me Mozzik dhe pas saj, edhe reperi i njohur ka reaguar.

Fansat vunë re se diçka nuk shkonte mes çiftit që në muajt e verës, pork ur Mozzik mungoi në ditëlindjen e këngëtares, lajmi ishte pothuaj i besueshëm.

Në postimin e saj, Loredana tha se çifti ka nevojë për distancë, ajo tashmë do të jetë e vetme në turret muzikore, por nuk përjashtoi mundësinë e ribashkimit në një të ardhme të afërt.

Pas këtij mesazhi, erdhi reagimi edhe i Mozzzik. Me “Zoti i din të gjitha!”, që ka shkruar në llogarinë e tij, reperi ndoshta ka dashur ta konfirmojë mundësinë për një ribashkim.