Moderatorja e "Fair play", Enkeleida Zeko ishte e ftuar në emisionin radiofonik "Sara Radio shoë" në një intervistë me Dasarën, në të cilën ka rrëfyer edhe për raportin e saj me bashkëshortin dhe fillimet e njohjes me të. fillim nuk e dinte sa e njohur ishte ajo

Enkeleida tregoi se bashkëshorti i saj, para se ata të njiheshin, kishte jetuar jashtë vendit, në Romë, dhe nuk e kishte parë ndonjëherë atë në televizor.

Moderatorja ishte habitur kur ai e kishte pyetur për profesionin:

"Kur e kam njohur për herë të parë bashkëshortin, ai nuk më njihte fare. Unë kisha gjithë ato vite që bëja gazetari dhe që dilja në televizor. Kur më tha 'Punon gazetare?', mendova se po bënte shaka. Ishte i vetmi njeri që nuk më njihte. Në fakt, në ato vite jetonte jashtë Shqipërisë dhe nuk e ndiqte televizionin shqiptar. Jemi njohur si dy njerëz normalë",- tregoi Enkeleida.

Historinë e saj të dashurisë, Enkeleda e ka ndarë edhe nga “Rudina”, pak kohë më parë kur ishte e ftuar së bashku me vajzën e saj.