Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur për ardhjen në jetë të djalit të dytë të familjes Liço e ka bërë vetë me dije Sara përmes një fotoje tejet emocionuese, ku shfaqet me të 2 djemtë e përqafuar. London është bërë tashmë djali i madh i shtëpisë. Mirëpo, si quhet anëtari më i ri i familjes? Siç pritej, Sara dhe Ledioni kanë zgjedhur një tjetër emër kryeqyteti për të voglin e tyre. Roman është emri me të cilin e kanë pagëzuar vogëlushin.

“Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej, por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër”,- shkruan Sara bashkangjitur fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Ne i urojmë jetë të gjatë djalit të dytë të Sarës dhe Ledionit.