Edhe pak orë kanë mbetur nga sfilata e Class Fashion Show. Teksa të gjithë janë duke u përgatitur për ngjarjen e madhe, kopshtet e Pallatit Mbretëror janë gati për të mirëpritur një numër të madh të ftuarish, adhurues të modës.

Këtë vit, Class Fashion Show premton një event që do të mbahet mend gjatë. Në sfilatën që pritet të nisë për pak, do të prezantohen koleksionet e vitit 2020; ato të Class By Alketa Vejsiu, Evening e Bridal, të punuar me mjeshtëri në atelienë e Class, koleksioni Bridal i Rosa Clara-s, si dhe koleksionet e stilistit Valdrin Sahiti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Fustanet elegante do të prezantohen në një sfilatë ndryshe, që do të realizohet për herë të parë në Pallatin e Brigadave. Jo më kot janë zgjedhur kopshtet e mrekullueshme të Pallatit të Brigadave, i cili ka shërbyer si frymëzim për këtë Fashion Show. Kopshtet mbretërore, diversiteti i ngjyrave, bimët dhe çdo element tjetër i natyrës ndërthuren shkëlqyeshëm me konceptin e sfilatës së këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Kjo sfilatë vendos gratë dhe vajzat në qendër të saj. Kopshtet janë një metaforë perfekte për të shprehur kujdesin dhe vëmendjen që duhet treguar ndaj grave e vajzave dhe të drejtave të tyre. Mesazhi që përcillet është më i fortë sesa thjesht ekspozimi i veshjeve.

Ndryshe nga herët e tjera, modelet do të prezantojnë veshjet duke ecur në një ‘path’ të bardhë që përshkron të gjitha rrugicat e ngushta të kopshtit. Ndërsa audienca do të ulet në disa shkallë të bardha nga ku do të shijojë prezantimin e koleksioneve.

Ashtu si çdo vit, në pasarelë do të ngjiten edhe shumë vajza të njohura të skenës shqiptare. Këto dhe surpriza të tjera do të mund t'i shijojnë të gjithë të pranishmit në sfilatën e madhe, që do të nisë në orën 16:00.