Dasma e vitit ishte pa dyshim ajo e futbollistit Elseid Hysaj me Fiorenza Lekstakajn. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre disavjeçare në Kalanë e Shkodrës. Një ceremoni madhështore, e organizuar nga Class Events, ishte dasma e ëndrrave për Fiorenzën dhe Elseidin. Fiorenza dukej si një nuse përrallash! Ajo shkoi drejt altarit e veshur me një fustan të krijuar nga stilistja e Class By Alketa Vejsiu, Livia Myftari. Një fustan stil princeshe, i fryrë e “me kate tyli”. Plot 20 metër tyl janë përdorur për realizimin e fustanit që Fiorenza zgjodhi për ditën magjike, e që mbart shumë kujtime për të.

Sot, Fiorenza u vesh sërish nuse, por kësaj radhe për të prezantuar koleksionin e 2020-ës të fustaneve të nusërisë së Rosa Clará-s, në pasarelën e Class Fashion Show. Ajo mbylli sfilatën e koleksionit të Rosa Clará-s me një fustan klasik në ngjyrë të bardhë, që lidhej me fjongo tyli te supet e që kishte një dekolte të hapur në formë V-je. Përveç dhjetra njerëzve që kishin ardhur për të parë koleksionet speciale të vitit të ardhshëm, një spektator i veçantë qëndronte i ulur për të parë Fiorenzën të veshur nuse për herë të dytë.

Futbollisti Elseid Hysaj, edhe pse i dëmtuar keq në ndeshjen e së dielës ndaj Torino-s, nuk mund të mungonte në një ditë si kjo. Me sytë që i shkëlqenin, njësoj si kur e pa të veshur nuse për herë të parë, Elseidi vështronte Fiorenzën që ecte me vetëbesim në pasarelën e Class Fashion Show. Futbollisti ishte aty për të mbështetur bashkëshorten, edhe pse gjendja e tij shëndetësore është ende paksa delikate.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Në këtë rast, mund të themi se dashuria nuk ka nevojë për fjalë!