Tani nuk është më çudi që edhe pozat të kenë trende dhe të dalin nga moda. Trendi i pozave filloi me “duck face” ku të gjithë mblidhnin buzët për t’u dukur më bukur në foto. “Duck face” njihet edhe si poza më e famshme që shumë njerëz e përdorin edhe sot. Megjithatë, duhet ta pranojmë që kjo pozë ka dalë nga moda prej kohësh.

Pas saj namin e bëri poza “bambi”.

Edhe kjo pozë, ku vajzat vendosnin dorën në fytyrë për t’u dukur më trendy pati “periudhën e saj të lavdisë”.

E fundit ishte poza flamingo që vajzat e dashuruan. Për të realizuar këtë pozë vajzat mbanin një këmbe drejtë, ndërsa tjetrën të përthyer në formë trekëndëshi. Quhej flamingo, pasi këmba mbahej e përthyer njësoj siç bëjnë flamingot.

Megjithatë tani është një tjetër pozë që po bën namin në internet dhe e kemi parë ta bëjnë shumë vajza të famshme. Nuk e dimë cili është emri i saktë i kësaj poze, por sipas këtij trendi vajzat mbajnë njërën ose të dyja duart te gjoksi. Ju tingëllon e çuditshme? Hidhuni një sy pozave të mëposhtme dhe do ta kuptoni për çfarë bëhet fjalë.

Jeni gati për foton e radhës në Instagram?