Në Kopshtet Mbretërore të Pallatit të Brigadave, mbrëmjen e kaluar u zhvillua eventi i vitit, sfilata e Class Fashion Show. Me pjesëmarrjen e veçantë të Valdrin Sahitit, i cili prezantoi koleksionin e ri të fustaneve të nusërisë dhe mbrëmjeve, ky event bëri bashkë shumë personazhe të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Class By Alketa Vejsiu, me në krye stilisten Livia Myftari sollën gjithashtu prodhimet e reja të fustaneve të koleksionit “Romance” dhe “Evening”. Çdo gjë ishte një ëndërr, e njëjtë me evenimentet më të mëdha të modës në botë.

Mirëpo, në një event të tillë, siç të gjithë e dimë, vëmendjen e marrin të ftuarit të cilët i kishin kushtuar rëndësi maksimale këtij eventi. Çfarë veshën vipat në Class Fashion Show? E shikoni më poshtë:

Foto: Class Photography, Orsola Mema