Në fund të muajit prill, “People en Espanol” publikoi lajmin se aktorja e famshme meksikane, Marlene Favela, do të bëhej nënë për herë të parë. Aktorja 43-vjeçare dhe partneri i saj George Seely u shprehën të lumtur për këtë ndryshim të madh në jetën e tyre.

“Është si një dhuratë nga Zoti! Nuk e prisja, për më tepër nuk e besoj. Bashkëshorti im është më i lumturi në botë”, -është shprehur Marlene kur ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Pak ditë më parë, aktorja ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Bella. Ajo e ka ndarë lajmin me anë të një fotoje ku duket dora e së voglës dhe gishtat e çiftit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marlene Favela (@marlenefavela) on

“Asnjë eksperiencë në këtë univers nuk krahasohet me atë që përjetova kur pashë fytyrën tënde për herë të parë, të ndjeja aromën tënde, të ndjeja ngrohtësinë tënde në gjoksin tim, të shikoja dhe ndjeja dorën tënde që prekte timen. Shoh mrekullinë e Zotit kur të vështroj. Je ekperienca më e mirë e jetëve tona. Ti, dhurata e Zotit për ne! Mirëseerdhe princeshë”, -ka shkruar Marlene përkrah fotos së ëmbël.

Më parë, aktorja është shprehur e lumtur që më në fund ka gjetur dashurinë e vërtetë përkrah biznesmenit, George Seely. Me ardhjen në jetë të vogëlushes Bella, çifti nuk mund të ishte më i lumtur.