Kushdo që ju ka thënë që e kuqja dhe roza nuk shkojnë, e ka pasur gabim. Jo vetëm që shkojnë, por ky është një kombinim që prej shumë kohësh po bën namin. Instagrami është mbushur me mënyra të ndryshme të këtij kombinimi dhe vajzat po e dashurojnë gjithnjë e më shumë. Nëse ende nuk keni eksperimentuar me të, duhet të filloni ta bëni. Vetëm duhet të keni kujdes, ky nuk është një kombinim i thjeshtë, prandaj duhet t’i zgjidhni me kujdes veshjet që do të kombinoni, ndryshe rrezikoni të dështoni.

Kombinimet që funksionojnë më së miri janë: roza pastel me të kuqen tradicionale, ose me të kuqen e thellë; si dhe roza e ndezur me të kuqen e ndezur ose me të kuqen në portokalli.

Për të krijuar më shumë ide, hidhuni një sy kombinimeve në fotot e mëposhtme.