Bella Hadid është shpallur zyrtarisht gruaja më e bukur në botë. Supermodelja kryeson listën, duke mundur kështu edhe motrën e saj, Gigi-n, Beyonce-n, Cara Delevingne dhe Katy Perry-n.

Sipas Beauty Phi një ekuacion matematikor i shpikur nga grekët e lashtë, Bella Hadid i afrohet më shumë fytyrës perfekte me 94.35 %. Mjekra, pozicioni i syrit dhe balli janë përcaktuar si karakteristikat më të mira të modeles. E dyta në listë është renditur Beyonce, pas saj vjen Amber Heard, Ariana Grande dhe Taylor Swift. Ndërsa Kate Moss ishte ulur goxha, në vendin e gjashtë, me Scarlett Johansson, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevingne duke përmbledhur kështu 10 vendet e para.