Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë që në verë, por lajmi është bërë i ditur vetëm pak ditë më parë. Çifti njihet për natyrën e rezervuar, por të mbanin sekret për dy muaj ardhjen në jetë të fëmijës ishte e papritur për të gjithë. Sipas Us Weekly, Blake dhe Ryan po bëjnë gjithçka që 3 fëmijët e tyre të kenë një edukim normal, prandaj i shmangen gjithmonë vëmendjes së publikut. Po ashtu, ata nuk jetojnë më në Nju Jork, në mënyrë që fëmijët e tyre të jenë sa më pak të ekspozuar.

Çifti nuk ka folur ende as për lindjen, as për emrin e bebit numër 3, por në një foto të postuar së fundmi, zbuloi gjininë dhe me sa kuptuam nga përshkrimi i fotos është një vajzë. Megjithatë, Blake dhe Ryan nuk e kanë treguar portretin e plotë të vogëlushes, pasi kanë vendosur një ‘sticker’ në fytyrën e saj.

Aktorët kanë edhe dy vajza së bashku, James dhe Inez, 4 dhe 2 vjeç. Ndërsa për emrin e vogëlushes së tretë do të na duhet të presim akoma.

Lexoni edhe:

Pse çifti i aktorëve të famshëm e mbajtën të fshehtë për plot 2 muaj lindjen e fëmijës?