Kiara Tito është kthyer sot në një prej blogereve më të kërkuara nga firmat e njohura botërore të “modës së shpejtë”. Nëse do të shihni me kujdes profilin e saj në Instagram, do të përhumbni në fotot e kuruara me detaje. Por ajo që gjithashtu do të vini re, është se Kiara ka ndryshuar shumë që prej fillimeve të saj në televizion. Nuk po flasim për ngjyrën apo modelin e flokëve, por për format e saj trupore.

Pak orë më parë, Kiara ka ndarë një foto në Instagram, ku na ka kujtuar se ka qenë shumë ndryshe nga sa është tani dhe shumë kilogramë më pak.

“2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët sa s’mund ta besoj. Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, -ka shkruar ajo.

Në fakt, ndryshimi është mëse i dukshëm. Të shtunën e kaluar në një intervistë në “Pop Culture’, Kiara ka treguar se gjatë fillimeve të saj në televizion ka qenë shumë e stresuar duke qenë se donte të jepte më të mirën dhe kishte frikë se ç’do të ndodhte. Me siguri kjo gjë ka ndikuar që për 5 vite ajo ka qenë rreth 48-49 kilogramë. Kiara i kishte humbur shpresat se do të shtonte në peshë, por ja që ndodhi.

“[Fillova të shtoj në peshë] sa lashë televizionin, por edhe cigaren, kjo është shumë e rëndësishme, sepse e shijon shumë herë më shumë ushqimin”, -ka rrëfyer Kiara gjatë intervistës me Dojnën.