Keni pasur një ditë të lodhshme dhe shumë të ngarkuar. Shkoni në shtëpi vonë dhe dëshironi të hani diçka, sepse jeni tepër të uritur. Mirëpo, mendoni se ushqimi i konsumuar natën vonë mund t’ju bëjë keq dhe mund të mos flini rehat. Çfarë thonë ekspertët e ushqimit?

Në fakt, sipas tyre, është më e rëndësishme se çfarë do të hani, sesa kur.

Nëse do të konsumoni një darkë të madhe para gjumit, nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi mund të shtoni më shumë peshë dhe kjo gjë mund të ndikojë në problemet kardiovaskulare.

Ajo çfarë ju këshillojmë është të konsumoni një ushqim të shëndetshëm, fruta, ose arra, pasi në këtë mënyrë do të flini rehat dhe nuk do të zgjoheni shumë të uritur.