Një video e Genta Ismajlit dhe një djali misterioz duke u puthur në buzë dhe një tjetër duke vallëzuar në një club në Zvicër u bënë publike nga Prive dhe qarkulluan në të gjitha mediat online javën e kaluar. Identiteti i djalit dhe portreti i tij i plotë nuk u bënë të ditur deri sot.

Më në fund një foto e qartë e çiftit është bërë publike dhe po qarkullon në web. Këngëtarja, nga ana tjetër, nuk ka reaguar lidhur me lajmin dhe s’ka folur asnjëherë publikisht për marrëdhënien e saj.

Me sa është bërë e ditur, ai quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeçar. Ai jeton në Zvicër, ku ka edhe disa biznese, prandaj këngëtaren e kemi parë shpesh të udhëtojë si drejt Zvicrës, edhe drejt Turqisë.

Derisa këngëtarja të vendosë të flasë në media për lidhjen e saj, do të na duhet të mjaftohemi me këto informacione.