Përshëndetje njerëz të bukur dhe energjik. Shpresoj të jeni zgjuar me energjinë e duhur sot si ditë e premte që është dhe aq më tepër që moti është fantastik. Jo se dua t’ju marrë shumë kohë nga kjo ditë e bukur, por do ju flas shpejt e shpejt për një pyetje që mund ose jo t’ju ketë munduar ndonjëherë. Po edhe nëqoftëse s’e dinit që paska rëndësi, ja ku jeni këtu për t’u infomuar.

Kemi dëgjuar dhe ndjekur këshillat e shumë sportistëve apo fitness influencers që komunikojnë që dushin e bëjnë prej kohësh me ujë të ftohtë. Apo dokumentar dhe filma biografik ku tregojnë gjimnastë e boksierë të zhytur në vaska me akull. Po, çdo gjë e ka një shpjegim. Por a do funksiononte kjo për ju? Njoh njerëz që pas shumë provash, ende nuk e shijojnë dushin e ftohtë, madje e quajnë torturë. Ta dini, dushi me ujë të ftohtë dhe ai me të ngrohtë të dy kanë benefite, por të ndryshme. Epo ja ku po ju listoj në një ilustrim kryesoret për të dyja opsionet që ta bëni screenshot për kujtesë:

Zgjidhja që do sugjeroja? Ajo që kam gjetur paqe: E nis dushin me ujë nxehtë, por për vetëm pak çaste ama, më pas e kaloj ujin në të ftohtë gradualisht. Për mua ka funksionuar, uroj të funksionojë edhe për ju. Gëzoni të gjitha benefitet me një dush të shpejtë, trupi dhe fytyra juaj relaksohet e pastrohet.

Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe aktive!

Puc,

Adela.