A keni dëgjuar ndonjëherë për pneumoninë nga jorganët? Ndoshta jo, edhe sepse kjo si sëmundje është diagnostikuar së fundmi në Skoci vetëm tek një burrë. Dhe nëse do të vuanim edhe ne? Këtu është gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me sëmundjen që po çudit botën.

Në realitet ky është rasti i parë në botë me pneumoninë nga jorganët me pupla. Për të marrë diagnozën e saktë një burrë 43 vjeç, i cili për tre muaj vuante nga lodhja kronike, gjendja e rënduar e  përgjithshme. Pas dy muajsh ai nuk mund të qëndronte as në këmbë që të shëtiste dhe e gjithë situata dukej e përkeqësuar. Burri nuk pi duhan dhe ka një mënyrë jetese normale. Për mjekët, sëmundja që ai vuan shkaktohet nga pendët e jorganëve të tij.

Ekipi mjekësor Aberdeen Royal Infirmary në Skoci, i cili diagnostikoi rastin e parë të plotë të pneumonisë, flet për një inflamacion të mushkërive të shkaktuar nga mbytja prej pluhurit të pendëve që ne e gjejmë në mbushjet e jorganëve dhe jastëkëve. Simptomat janë:

Vështirësi në frymëmarrje

Djersitje nate

Gulçim

Kollë e thatë

Lodhje

Nëse nuk diagnostikohet herët, inflamacioni gjithashtu mund të shkaktojë dëme serioze të mushkërive. Dhe kush e di se sa njerëz të tjerë vuajnë nga kjo dhe nuk e dinë atë. Kura është e thjeshtë: braktisni shtratin me mbushje pendësh dhe kaloni në atë sintetike. Përveç kontrollit nëse nuk ka myk në shtëpi. Njeriu gjithashtu i është nënshtruar një cikli steroide dhe tani është më mirë.