Pak ditë më parë, Rita Ora bëri të ditur në rrjetet sociale se së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn kishte vendosur të rindërtonte shtëpinë e një familjeje të prekur nga tërmeti, konkretisht të famijes Sala.

“Gëzuar Ditën e Flamurin Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që ta sponsorizoj për rindërtimin e shtëpisë së tyre që u shkatërrua pas tërmeteve në Shqipëri”, -shkroi ajo duke shtuar se ftonte të gjithë ata që kishin mundësi të kontribuonin sadopak për këto familje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Sot Erion Veliaj ka bërë të ditur në rrjetet sociale se Rita e mbajti fjalën:

“Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce! Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë Rita Ora. Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Nga ana tjetër, edhe Bebe Rexha po vjen të japë ndihmën e saj. Ajo është nisur drejt Shqipërisë pasi bëri të ditur disa ditë më parë se do të vinte personalisht që të sigurohej që paratë që ajo do të dhuronte të përdoreshin siç duhej.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on