Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte sot në Bubq për të parë nga afër ndërtesat e shembura si pasojë e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Ajo mori përsipër ndërtimin e dy shtëpive, një në Bubq dhe një në Ishëm, dhe të një shkolle. Bebe Rexha u prit në Bubq nga aktori i humorit Bes Kallaku, i cili e falënderoi për kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur.

Në shenjë falënderimi për gjestin e saj humanitar, Bes Kallaku i dhuroi Bebe Rexhës një hajmali të zonës së Krujës që është gati 200-vjeçare.

Kam një dhuratë për ty, kjo është hajmali. Siç erdhe ti këtu, që këta banorë mos të shikojnë keq me shtëpinë, ne po të japim një hajmali që ti mos pafsh kurrë keq në jetën tënde, dhe kjo hajmali sjell fat dhe është e zonës së Krujës dhe është mbi 150-200 vjeçare. Unë i koleksionoj dhe besoj që kjo ishte dhurata më e mirë për të dhënë, për mirëseardhjen tënde dhe kontributin tënd”,- th aktori Bes Kallaku.

Këngëtarja e njohur e pranoi me kënaqësi hajmalinë që iu dhurua në emër të banorëve të zonës së Bubqit.