Në fillim të këtij viti familja Kardashian u përfshi në një skandal, për të cilin besojmë se keni dëgjuar të paktën një herë. Babai i fëmijës së Khloe u kap duke flituar dhe duke u puthur me shoqen e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods. Kjo gjë ndodhi pak ditë para se Khloe të sillte në jetë vajzën e saj, True. Pas kësaj, Khloe dhe Tristan u ndanë, si dhe marrëdhënia e Jordy-n me Khloe-n dhe Kylie-n u prish.

Por, rreth një vit pas gjithë kësaj, Khloe ka arritur ta falë Jordyn. Në një postim në rrjetet sociale, Khloe ka bërë një shkrim të gjatë, ku thekson se i ka falur të gjithë njerëzit që e kanë lënduar, pasi jeta është e shkurtër dhe nuk ia vlen të mbash inate. Në një postim pasues, ajo sqaron se postimi është për Jordyn dhe për të gjithë njerëzit që e kanë lënduar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloe Snapchat (@khloesnapchats) on

Jordy-n nga ana tjetër ka reaguar me një postim, ku shkruan:

“Dikush diku po diskuton se si ke qenë, pasi nuk ka mundësi të të njohë si je tani.”

Duke qenë se kjo u intrepretua si një kundërpëgjigje ndaj postimit të Khloe-s, Jordy-n u detyrua të sqarojë në një postim pasardhës se jo çdo postim që ajo bën është diçka personale që duhet të merret gjithmonë si përgjigje ndaj diçkaje. Ajo e mbylli duke shtuar se ka shumë dashuri dhe vetëm energji pozitive.

Siç duket situata, vajzat janë duke u pajtuar. Përderisa Khloe e fali Jordy-n, me shumë mundësi të njëjtën gjë do të bëjë edhe Kylie, e cila e cilësonte miken e saj të ngushtë si pjesë e familjes.