Disa janë të njohur dhe e disa të tjerë, më pak të njohur! Por, në realitet ata janë përbërësit kryesor të trajtimeve të lëkurës, veçanërisht për fytyrën. Vitamina C, moringa, squalena apo bakuchioli janë emra të rinj që dalin në skenë në këtë fushë. Por, që janë super-përbërës dhe që e ndryshojnë rrënjësisht lëkurën tuaj. Njihuni me gjashtë më të fuqishmit dhe më të përdorurit në kozmetikë dhe trajtimin e lëkurës kryesisht në Britaninë e Madhe, por edhe më gjerë!

Moringa: për tifozët e efektit të shkëlqimit

Duke depërtuar në epidermë, vaji moringa imiton vajrat natyrale të trupit për të ribalancuar lëkurën problematike. Është i pasur me vitaminë E, acid oleik dhe antioksidantë dhe lë lëkurën të ushqyer gjatë gjithë kohës.

Acidi azelaik: për adhuruesit e "lëkurës së qelqtë"

E quajtur edhe "lëkura e qelqit", ky standard fitohet falë acidit azelaik, i cili butësisht zvogëlon skuqjet, papërsosmëritë dhe plagët pas puçrrave. I nxjerrë nga gruri dhe elbi, ai zbut gjithashtu pamjen e shkaktuar nga rosacea dhe infeksione të tjera që mund të prekin lëkurën tuaj.

Squalane: për lëkurë të thatë

Squalane është një zbutës natyral që rrjedh nga skaleni dhe e mban sipërfaqen elastike. Parandalon rrudhat dhe zvogëlon hiperpigmentimin duke e mbrojtur kundër dëmtimit UV.

Bakuchiol: për adhuruesit e retinës

Kjo është alternativa më delikate e retinolit dhe prodhon rezultate të barabarta! Ajo uniformon tonin e lëkurës dhe zbut linjat e imëta, duke ulur gjithashtu hiperpigmentimin, pa irritimet që mund të shkaktojë retinoli.

Acidi poliglutamik: për ata që kërkojnë shkëlqim

Ky lloj acidi ka mbretëruar prej kohësh si pikë referimi për ata që kërkojnë hidratim optimal. Tani këtu është një përbërës tjetër që përmirëson elasticitetin deri në 10 herë më shumë. Acidi poliglutamik ndalon dhe bllokon lagështinë për të parandaluar thatësinë dhe skuqjen.

Resveratroli: për ata që jetojnë në qytet

Del nga rrushi i kuq, kikirikët, manat dhe boronicat! Resveratroli është një antioksidant i fuqishëm dhe punon për të mbrojtur veten kundër radikalëve të lirë si ndotja dhe rrezatimi UVA. Parandalon plakjen e parakohshme.