Modelja simpatike Klaudia Kalia ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për angazhimet e saj në modeling dhe jetën e përfolur mes Abu Dhabit dhe Evropës. 19-vjeçarja, aktualisht po shijon suksesin e kontratës me “Fashion Tv”, por ka edhe plane të tjera për një karrierë ndërkombëtare.

Ish Miss Shkodra është bërë pjesë e këngës së Noizy-t, “A të kujtohet”, por tha nga studio e “Ftesë në 5”, se nuk ka dëshirë të jetë pjesë e klipeve: “Unë kam qenë pjesë e klipit të Noizyt dhe arsyeja është për shkak të miqësisë, aty kemi qenë grup shoqëror, por që mua nuk më pëlqejnë aq shumë klipet. Nuk kam ndonjë dëshirë për klipe këtu në Shqipëri, edhe pse të gjithë më janë ofruar”, – tha Klaudia duke shtuar se Getoar Selimi, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Butrint Imeri i kanë ofruar për ta pasur në klipet e tyre, por ajo nuk ka pranuar: “Nuk kam dashur, nuk më ka pëlqyer…”, – thotë me të qeshur.

Po Klaudia ka të tjera ambicie, ndërkombëtare madje. Deri edhe te Ariana Grande.

Në fakt, jam duke folur për një klip jashtë, por që nuk e di sa do të arrihet. Më kanë thënë që do të bëhet, por ende nuk e di. Është Ariana Grande. Jam duke biseduar. Një fotograf i huaj që më ka pëlqyer shumë, ka xhiruar një klip të Ariana Grandes. Më ka pëlqyer shumë te disa video që kam bërë te Fashion Tv dhe më tha që “nëse ke dëshirë, unë do të xhiroj edhe një klip tjetër që të jesh pjesë e tij”. Më ka thënë që do bëhet, por asnjëherë nuk i dihet…” – thotë modelja.