Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Librazhdin, por edhe mbarë opinionin publik! Një çift të rinjsh që ishin martuar ditën e diel, janë vetëhelmuar dhe kanë përfunduar në spitalin e qytetit.

Olsian dhe Rezarta Hajdari jetonin në fshatin Xhyrë të Librazhdit dhe ata janë pikasur nga e ëma e Olsianit në gjendje të rëndë për jetën.

Ata janë dërguar në spital, ku fatkeqësisht e reja, vetëm 19 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërkohë që 27-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.  

Të rinjtë kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar dhe fotot nga ceremonia e dasmës i kishin bërë publike edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, e me sa duket lumturia u ka zgjatur kaq pak!

Mbeten ende të paqarta rrethanat apo motivet që i kanë shtyrë çiftin drejt aktit ekstrem.

Ndërkohë, deklarata zyrtare e policisë së Elbasanit është kjo:

"Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave".