Sa nga ne e mendojnë gjithherët këtë moment...Pas një dite të lodhshme pune, mes anazhimeve, detyrave dhe ritmit të shfrenuar, e mbajmë "frymën" më pas në shtëpi! Në vendin më të ngrohtë për zemrën dhe shpirtin. Është e vetmja hapësirë ku fjala komoditet, duket kaq e zakonshme dhe e përligjur. Sepse ku më mirë se një shtëpi e arreduar bukur, e ngrohtë, me objektet dhe gjërat më të nevojshme! Është mikpritëse kurdoherë apo jo! Por, të mos ndalemi vetëm këtu! Edhe ambienti ku punojmë dhe ku harxhojmë pjesën më të madhe të kohës, duhet të jetë po kaq i rehatshëm. Me skrivani, kolltuqe, ndjenjëse dhe gjithçka tjetër që i duhet një zyre apo ambienti për t'u konsideruar i plotësuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Interni Attaguile (@interniattaguile) on

Tashmë, prej dekadash ekziston një emër suksesi! Garancie do e quanim ne për ata që duan të bukurën në çdo kohë dhe vend. Por, që duan edhe cilësinë. Edhe buxhetin që e përballon "xhepi"!  Quhet "Interni Attaguile" dhe në Itali është një kompani e suksesshme prej më shumë se 40 vitesh! Mobilje, kuzhina, zyra, gjithçka e realizuar nga mjeshtrat e artizanatit, ndërthurur me teknologjinë moderne dhe stilin e bëjnë elegancën dhe funksionalitetin, kryefjalën e zgjedhjes suaj.

Kompania e ka qendrën e saj në Itali, por eksporton në shumë shtete të Europës. Është një model që duhet konsideruar gjithherët! Jo vetëm për gamën e gjerë të mobiljeve dhe orendive vënë në dispozicion të klientit, por edhe për cilësinë e lëndës së parë, për çmimet e konkurrueshme, për shërbimin e mikpritjes në çdo showroom ku Interni Attaguile ka të pozicionuar profilin e vet, gjithçka.

Disa nga emrat brand që dominojnë sot për sot në botën e arredimit dhe dizajnit, janë pjesë e Interni Attaguile. Emrasi Moroso, Natuzzi, Vitra, etj janë vetëm disa prej tyre. Një detaj tjetër interesant që e diferencon këtë kompani është edhe larmia e zgjedhjeve jo vetëm për ambientet indoor, por edhe ato outdoor.  Vera duket sikur është larg, por vetëm pak muaj na ndajnë. Kopshtet, oborret e shtëpive tuaja, mund t'i zbukuroni me një tavolinë të madhe me karrige, me poltrona elegant për hapësira të mëdha, me ndriçues të mëdhenj, gjithçka!

Ky për shembull është një nga qindra modelet e poltronëve që i gjeni tek Interni Attaguile. Si fillim, ngjyra është e ndryshueshme, varësisht preferencave tuaja! Një poltron i rehatshëm, me këmbë metalike, me jastëk dhe një tjetër mini poltron për të pozicionuar këmbët tuaja!  Nëse zgjidhni ta shijoni kafenë apo çajin rehat, ky poltron është ajo që ju duhet. Një objekt i vlefshëm për ju.

Po ky krevati si ju duket? A nuk do të doje të hidheshe me "kokë" aty tani vetëm duke e parë nga fotografia! Me dizajn modern, i gjithi prej druri, jo në përmasa kaba, super gjigante, por lehtësisht i adaptueshëm për çdo ambient dhome gjumi, ky krevat është ai që ju duhet.  Pjesa e jashtme e tij është e veshur me lëkurë, në nuancë nude, ndërsa tek koka si element dekori pse jo ka të shtuare dhe një pjesë si jastëk.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Interni Attaguile (@interniattaguile) on

Skuadra e Interni Attaguile është aty për të kënaqur çdo kërkesë dhe pritshmëri të klientit! Nga projektimi dhe skica në letër, deri tek produkti final! Markat më prestigjioze të mobiljeve e "dyzojnë" shpesh klientit në përzgjedhje, por diçka është e sigurt: kurrë nuk do të dilni nga Interni Attaguile pa bërë një blerje tuajën!

Origjinaliteti i produkteve 100% italiane, konsulenca efektive e drejtuesve dhe punonjësve të kësaj kompanie, e sigurojnë klientin për çdo qindarkë të shpenzuar në emër të stilit, komoditetit dhe dizajnit që ju dëshironi!

Sepse Interni Attaguile është garancia e komoditetit tuaj!