Transformimi i saj fizik së fundmi është një nga gjërat për të cilat komentohet më shumë në rrjetet sociale, në media, etj. Me gjasë shumë më tepër se muzika apo vokali, për Marsela Çibukajn ka një habi të madhe tek njerëzit dhe admiruesit: si është dobësuar kaq shumë?

Në një intervistë për revistën "Living", këngëtarja duket se ka zbuluar sekretin e humbjes së kilogramëve, që ka rezultuar efektiv në fizikun e saj.

Minus 40 kilogramë brenda një viti është një fitore apo jo? Marsela thotë se vendimin për t'u dobësuar e mori gjatë një udhëtimi me miqtë e saj në Egjipt. Aty ajo vendosi që të bëjë një ndryshim rrënjësor në stilin e të ushqyerit e jo vetëm.

Aktiviteti fizik i alternuar me një regjim ushqim të zgjedhur kanë dhënë rezultatet e tyre...Këngëtarja ka humbur plot 40 kilogramë dhe kjo është fantastike!

Konsumon shumë fruta të thata, perime, ka eliminuar ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet me gaz.

Nuk ha pas orës 19.00 të mbrëmjes dhe ndoshta ky truk është po kaq i vlefshëm në rezultatin final të dobësimit.

 “Është e rëndësishme që njeriu të bëjë atë që ndjen, në momentin që e ndjen, dhe mbi të gjitha t’i bëjë për një arsye të vetme: shëndetin. Ndodh që trupi na jep sinjale, dhe ne duhet të duam veten dhe të kalojmë përtej vlerësimeve të bukurisë e cila nuk është meritë, por dhuratë. Duhet të pranojmë veten tonë, por nga ana tjetër duhet të kujdesemi edhe për shëndetin", është shprehur këngëtarja gjatë intervistës.

Ndaj, vajza vëmendje! Shikoni Marselën dhe frymëzohuni nga ajo si një shembull suksesi në luftën kundër kilogramëve të tepërt.

Mund t'ja dilni edhe ju!