Ariana Grande është paditur nga një këngëtar hip-hopi, i cili pretendon se refreni i këngës së saj “7 Rings” është i kopjuar nga një prej këngëve të tij. Reperi i quajtur Josh Stone ka publikuar këngën e shkruar nga vetë ai, me titull “You Need It, I Got It”, në vitin 2017. Kënga “7 Rings”, nga ana tjetër, është publikuar një vit më parë, më saktësisht më 18 janar të 2019-ës.

Stone thotë se e ka prezantuar këngën te ekzekutivët e industrisë së muzikës, përfshirë edhe producentin Tommy Brown, i cili ka punuar edhe me Ariana Grande-n. Ai akuzon producentin Brown se ka përdorur elementë të këngës së tij në këngën “7 Rings”.

“I Want It, I Got It/ I Want It, I Got It” është një fjali që përsëritet shpesh në këngën e Ariana Grande-s.

Ndërsa në këngën e Josh Stone përsëritet “You Need It, I Got It/ You Want It, I Got It”.

Sipas padisë, ritmi dhe notat e dy këngëve janë të ngjashme. Përfaqësuesit e Ariana Grande-s nuk kanë reaguar ende në lidhje me këtë situatë.

Janë apo jo të ngjashme dy këngët, gjykojeni vetë.