Emri i Lionel Mess-t është gdhendur në historinë e Barcelonës, me trofe të panumërta dhe me një spektakël golash që vështirë se do të harrohen ndonjëherë. Mirëpo, imazhi i Leo Mess-it është gjithashtu i gdhendur në një pjesë shumë intime të ish-miss BumBum, Suzy Cortez. Bukuroshja e adhuron aq shumë Mess-in sa ka vendosur që të bëjë tatuazh fytyrën e tij për ta mbajtur gjithmonë në trupin e saj.

Ky nuk është i vetmi tatuazh që Suzy bën për Mess-in. Edhe në fundshpinën e saj, Suzy ka shkruar emrin e tij së bashku me stemën e Barcelonës. Me siguri bashkëshortja e Mess-it nuk është shumë e lumtur nga këto veprime të Suzy-t.