Shumë artikuj të botuar kohët e fundit, ju këshillojnë për kujdesin e madh që duhet të keni sa herë porositni ushqime në restorante, si dhe disa specifika për të dalluar ushqime si p.sh peshku. Këtë herë vjen një paralajmërim për të pasur kujdes për bukën që ju vjen në tryezë (falas) bashkë me ushqimin, nëse jeni në një restorant me familjarët apo miqtë.

Sipas disa anketave të bëra në Britani, në disa restorante popullore, rezultatet lënë vërtet për të dëshiruar. Një pjesë e mirë e tyre bëjnë hile me produktin “më të lirë” të tryezës. Nuk është nevoja të shikoni kaloritë – është më shumë çështje e sigurisë që ofron restoranti për bukën e freskët.

Kështu, restorantet riciklojnë bukën nga tryezat e tjera. Pothuaj të gjitha restorantet nuk duan që ta dini këtë, por shumë prej punonjësve të shërbimit e konfirmojnë privatisht. Në tryezat ku buka nuk është konsumuar, merret shporta e bukës, mund të përzihet ose jo me bukë tjetër dhe ju serviret si e freskët. E gjithë kjo ndodh për të ulur kostot, por ju nuk e dini se po hani bukën e një tryeze që e ka lënë më parë.

Shumë njerëz pretendojnë se kjo ndodh rëndom në vendin e tyre të punës dhe është një nga pretendimet më të shpeshta të industrisë ushqimore. Edhe pse shumë restorante nuk e pranojnë, ish-punonjësit janë gjithmonë ata që i zbulojnë të palarat. Ndaj edhe ju duhet vërtet ta dini e të bëni kujdes.

Po në Shqipëri ka të tilla restorante, si mendoni?