Hazal Kaya u martua në shkurt të vitit 2019 me producentin e njohur Ali Atay, ndërsa më 19 nëntor solli në jetë fëmijën e parë, djalin Fikret Ali.

Gjatë muajve të parë të shtatzënisë, aktorja është parë duke e nxjerrë shëtitje vogëlushin e saj, madje fare e pashqetësuar edhe për kilogramët që ka shtuar pas lindjes. 29-vjeçarja, së fundi është parë në Stamboll në İstinyePark me të birin, duke shëtitur nëpër dyqane aksesorësh e orendish shtëpiake.

Ende pa u ndalur në restorantin më të afërt, Hazal është kapur mat nga paparacët. Aktores nuk iu kursyen as pyetjet për peshën, si edhe për vogëlushin.

Kohët e fundit, Hazal mori një ofertë për t’u bërë pjesë e një seriali së bashku me të birin, por nuk pranoi. Hazal dhe Ali nuk janë dakord që i biri të bëhet pjesë e ekranit kaq shpejt, sepse kanë frikë që njerëzit “do ta marrin mësysh”.

Fikret ka kohë për t’u bërë, nëse do, pjesë e ekranit, kështu që prindërit e tij nuk duan që ta vendosin që tani të ardhmen e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy new year 🥳🎉💕

A post shared by Hazal Kaya (@hazalkaya) on