Parlamenti grek zgjodhi sot një grua si presidente të republikës, për herë të parë në historinë e vendit, një magjistrate me eksperiencë si specialiste për të drejtat e mjedisit.

Ekaterini Sakellaropoulou është zyrtarisht presidente e ardhshme e shtetit fqinj helen.

63-vjeçarja Sakellaropoulou, fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende. Ajo do të qëndrojë në postin e presidentes për pesë vjet duke filluar nga 13 Marsi, datë kur përfundon mandati i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos.

Aktualisht ajo mban detyrën e Presidentes së Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë në Greqi.

Procedura e zgjedhjes së presidentit grek kalon nga parlamenti ku kandidati duhet të marrë në votimin e parë dhe të dytë të paktën 200 vota, në votimin e tretë 180 dhe në të fundit të paktën 151 vota nga 300 deputetët e parlamentit.

Ekaterini Sakellaropoulou ka lindur në Selanik në 1956. Është  diplomuar në degën e juridikut në Univesitetin e Athinës dhe më pas është emëruar në Këshillin e Lartë të Shtetit ku ka kaluar nga një sërë detyrash. Ajo ka ndjekur të drejtën kushtetuese dhe administrative në nivelin pasunivesitar në Universitetin Sorbonne në Paris.