Mësimi që u ndërpre për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit do të zëvendësohet ditëve të shtuna. Ky është urdhri i ri që vjen nga Ministria e Arsimit, e cila ka publikuar grafikun, sipas të cilit do të zëvendësohen orët në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar.

Kështu, duke nisur nga kjo e shtunë, 25 janar, në të gjitha shkollat e vendit do të nisë zëvendësimi i orëve dhe po kështu, edhe përgjatë të shtunave të ardhshme sipas këtij kalendari.

1. Dita e punës, datë 26.11.2019, e caktuar ditë pushimi, sipas Urdhrit Nr. 561, datë 26.11.2019, të ministers së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për ndërprerjen e procesit mësimor”, do të zëvendësohet ditën e Hënë, datë 16.03.2020 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Ditët e punës, të caktuara ditë pushimi (5 ditë), sipas urdhrit Nr. 569, datë 04.12.2019 të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për rifillimin e procesit mësimor”, në shkollat e varësisë të ZVAP-ve Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz, Kavajë, do të zëvendësohen në datat:

25.01.2020

29.02.2020

16.03.2020

3. Ditët e punës, të caktuara ditë pushimi (3 ditë), sipas urdhrit Nr. 569, datë 04.12.2019 të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për rifillimin e procesit mësimor”, në shkollat e varësisë të ZVAP-ve Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak, Krujë, do të zëvendësohen në datat:

25.01.2020

15.02.2020

29.02.2020

16.03.2020

28.03.2020