Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar janë bërë prindër për herë! Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i famshëm i kuzhinës Alfio Rrotani, janë bekuar pak minuta më parë me frytin e tyre të dashuri!

Djali, të cilin e kanë quajtur Noah ka ardhur në jetë dhe gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Fatmën.

Por, ka qenë i pari Alfio, ai që ka ndarë lajmin emocionues me të gjithë duke postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram foton me birin e porsalindur dhe Fatmën.

Ai shkruan: "Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria❤️ Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë ❤️❣️❤️"!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on

Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushit Noah dhe shumë urime për prindërit më të rinj të shoëbiz-it shqiptar!