Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5, por me fuqi 8 ballë, ka goditur brigjet e ishujve grekë Kos dhe Rhodes pasditen e sotme rreth orës 16.00.

Epiqendra ka qenë në Mesdhe, 60 milje në lindje të Kretës, afër ishujve Dodekanez, rreth 44 milje në lindje të ishullit Karpathos. Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km.

Edhe pse me magnitudë 5.5, tërmeti ka qenë shumë i fortë, madje është ndjerë i fuqishëm edhe në Izmir, Turqi.

Mirror e ka raportuar në fillim si tërmet me mganitudë 6.2 i shkallës rihter, por më pas nga EMSC konfirmohet se magnituda ishte 5.5.

Tërmeti i fortë në Greqi vjen vetëm disa orë pas një tronditjeje të fuqishme që patën ndërtesat në Turqinë Perëndimore, aq sa njerëzit dolën në rrugë për të qenë të sigurt, siç raportojnë mediat vendëse.

Nuk ka ende të dhëna për dëme madhore dhe as dëme në njerëz.