Në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, futbollisti shqiptar Taulant Xhaka dhe partnerja e tij, Arbnora, sapo kanë zyrtarizuar dashurinë e tyre në martesë.

Shumë shpejt, Taulanti dhe Arbnora do të bëhen prindër për herë të parë, kështu që e kanë mbyllur edhe hapin e fundit para se të kenë në krahë fëmijën e tyre.

Xhaka ka postuar sot dy foto nga ceremonia zyrtare e martesës, ku duket çifti duke firmosur celebrimin.

“Mr. & Ms. Xhaka” – shkruan futbollisti në fotot që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram dhe menjëherë më pas kanë vërshuar urimet nga të gjithë miqtë virtualë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

♥️ MR. & MRS. XHAKA ♥️

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on

Urime zonja dhe zoti Xhaka!