Ceremonia e rëndësishme e ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë, BAFTA Awards(British Academy Film Awards), kulmoi mbrëmjen e djeshme në një eveniment spektakolar. Artistët më të famshëm të shesheve të xhirimit, aktorët, regjisorët, producentet ishin protagonistët e kësaj ngjarjeje të madhe të kinematografisë.

Ndarjes së çmimeve dhe "rrëmbimit" të trofeve në skenën e BAFTA-s, i parapriu parakalimi i yjeve në tapetin e kuq, ku sigurisht paparacët dhe fotografët nga e gjithë bota ishin aty për të dokumentuar çdo moment nga shkëlqimi i VIP-ave në këtë event. Mes tyre, nuk munguan as Duka dhe Dukesha e Cambridge-t William dhe Kate, super elegant në çdo detaj të paraqitjes së tyre. Ndërkohë, ne po ju sjellim edhe një galeri të plotë me të gjithë të famshmit që shkëlqyen mbrëmë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve BAFTA! Cili ju pëlqen më shumë?

Princi William dhe Kate Middleton
Zoë Kravitz
Adam Driver dhe Joanne Tucker
Scarlett Johansson
Ronney Mara
Olivia Colman
Margot Robbie
Joaquin Phoenix
Charlize Theron
Emilia Clarke
Renee Zellweger
Saoirse Ronan