Nga sot, në revistën Class nis një bashkëpunim i ri dhe profesional, dedikuar astrologjisë, parashikimit të yjeve dhe gjithë spektrin e shenjave të Zodiakut. Abdullah Veliu, një nga astrologët e parë shqiptarë të diplomuar në Federatën Amerikane të Astrologjisë, do jetë protagonist në mënyrë të vazhdueshme me shkrime dhe postime tërësisht profesionale për Class. Stay tuned, people! Gjëra të reja dhe interesante nga presin...

DASHI
Nëse dy muajt e kaluar energjia juaj ishte më e fokusuar në udhetime apo mendime filozofike, dy muajt në vijim,nga 16 shkurti kur Marsi hyn në shenjën e Bricjapit, shtëpinë tuaj të 10-të, energjia juaj do të fokusohet në punë dhe ambicjet personale. Gjithashtu jo më pak e rëndësishme është hyrja e Venerës në shenjën tuaj më 7 shkurt. Uroj t’i shijoni sa më shumë këto vibrime pozitive që ju rrethojnë.
DEMI
Besoj të gjithë miqtë e shenjës së Demit nga marsi 2019-të e tutje po përjetoni ndjenjën e nevojës për të ndryshuar në planin/qasjet personale, dhe kjo influencë vjen mbi të gjitha për shkak të hyrjes së Uranit në shenjën tuaj. Jeni më të frymëzuar dhe më origjinal. Ndërsa, për muajin shkurt do të veçoja ndikimin e Hënës së Plotë me 9 shkurt, ku mund të gjendeni pranë një ngërçi mes nevojave dhe dëshirave, por me qëndrueshmërinë tuaj do t’ja dilni mbanë. Të njëjtin ndikim do ta kenë edhe shenjat e Luanit, Akrepit dhe Ujorit.
BINJAKËT
Doktorët e komunikimit, aktualisht dhe deri më 16 shkurt keni Marsin përballë/opozitë në shenjën e Shigjetarit dhe mund të keni përjetuar momente më të theksuara frustrimi, mbase dhe me doza impulsiviteti ose zemërimi në marrëdhënie. Gjithësesi, ky aspekt jo shumë i favorshëm astrologjik do të marrë kahje pozitive pas datës 16 shkurt dhe sidomos më 25 shkurt, kur Mërkuri retro është përbri me Diellin dhe sjell ndriçim të mendimeve tona, posaçërisht juve të shenjës së Binjakëve.
GAFORRJA
Gaforret për një periudhë kohe relativisht të gjatë, janë në mes të disa influencave kontradiktore, nga njëra anë nevoja për zgjerim të horizonteve, marrëdhënieve që jep Jupiteri në Bricjap dhe nga ana tjetër nevoja për kufizime, detaje që i sjell Saturni po në Bricjap. Por, padyshim me urtësinë emocionale që ju karakterizon do të nxirrni më të mirën nga këto ndikime. Ndërsa, për muajin shkurt do të veçoja harmoninë dhe dashurinë që të rigjeni për ambicjet tuaja në punë.
LUANI
Liderët natyral! Gjatë këtij muaji ka të ngjarë që do t’ju tërheqin udhëtimet dhe njerëzit që mund të zgjerojnë horizontet tuaja. Gjithashtu më 9 shkurt do të keni Hënën e Plotë në shenjën tuaj dhe do të ndjeni nevojë të shtuar për të shprehur veten. Me planetin Mars që hyn në shenjën e Bricjapit më 16 shkurt, do të ndjeni një rritje të intensitetit në punë apo detyrimet shtëpiake. Një gjë që vlen për të gjitha shenjat, sa i përket Hënës së Plotë në Luan, kjo ka ndikim në zemër, aortë, qarkullim gjaku si dhe nuk preferohen interventimet kirurgjikale gjatë Hënës së Plotë.
VIRGJËRESHA
Me siguri nga marsi 2019-ës, miqtë e kësaj shenjë kanë ndjerë ndikimin e Uranit në shenjën e Demit, dhe u janë shtuar udhëtimet jashtë vendit si dhe ëndrrat për ndryshime në nivelin akademik. Siç na mëson astrologjia profesionale, jo detyrimisht duhet ta besojmë, por mund ta verifikojmë. Ndërsa, për muajin shkurt, një muaj pozitiv në përgjithësi, me një theks të veçantë për datën 23 shkurt, ku do të kemi Hënën në shenjën e Peshqve përbri me Diellin, aspekt pozitiv dhe do të ndjeni kohezion në mes nevojave dhe dëshirave. Kjo vlen edhe për shenjën e Binjakëve, Shigjetarit dhe Peshqve.
PESHORJA
Për Peshoret do të shkruaj pak, por plot! Shën Valentinin do ta shijoni një oktavë më lart se 11 shenjat e tjera. Me hyrjen e Venerës në Dash në shtëpinë tuaj të shtatë do të keni një muaj shumë harmonik në të gjitha marrëdhëniet.
AKREPI
Keni influenca pozitive në shtëpinë tuaj të 6’-të atë të punës, shërbimeve dhe shëndetit! Por, që ta maksimalizoni përfitimin nga kjo influencë, ju rekomandoj të keni kujdes si po menaxhoni energjinë e shtuar që ju jep Marsi në fushën e komunikimit.
SHIGJETARI
Një muaj me mjaft influenca pozitive në punë dhe ndjenja. Rritje e nevojës për formulimin e prioriteteve, në mënyrë që të mos eklipsoni veten nga mosgadishmëria për të qenë praktik në zgjedhje.
BRICJAPI
Jo vetëm muaji shkurt, por me shumë dashuri e them se 2020-ta është VITI JUAJ. Keni tre planete potente në shenjen tuaj PLUTONI, SATURNI, JUPITERI. Viti për të njohur limitet e vetes më mirë para së gjithash, dhe për të projektuar sa më mirë, thënë simbolikisht mbjellje-korrjen,sa më produktive për vitet në vijim. Më 16 shkurt Marsi hyn në shenjën tuaj dhe energjia juaj do të jetë shumë praktike në veprim.
UJORI
Deri më 18 shkurt me siguri ndjeni energjinë pozitive që ju jep Dielli në shenjën tuaj, gjë që ju ka ndihmuar për disa konflikte verbale që mund të keni pasur kohët e fundit për shkak të ndikimit jo shumë të favorshëm të Mërkurit në shenjën tuaj. Marrëdhëniet me miqtë, aspiratat dhe asociacionet mbeten mjaft aktive, ku më 16 shkurt e tutje do t’ju vijë në ndihmë energjia e shtuar nga ndikimi i Marsit të favorshëm.
PESHQIT
Më 3 shkurt ka hyrë Mërkuri në shenjën tuaj, dhe ka të ngjarë që komunikimi juaj të bëhet më emocional dhe intuitiv. Më 18 shkurt kemi kalimin e Diellit në shenjën tuaj, do të theksohet rrezatimi juaj pozitiv.

Përgatiti:

Abdullah Veliu, Astrolog i Diplomuar LAMAFA

Life member of American Federation of Astrologers

Member of Astrological Association Of Great Britain