Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës së saj të pestë, vetëm 12 ditë pas martesës me Jon Peters. Mediat e huaja kanë aluduar për arsye të ndryshme në lidhje me arsyet që e bënë çiftin të shkonte në divorc, por një mesazh i shkruar nga Jon Peters po bën xhiron e rrjetit dhe mediave. Siç mësohet, producenti i ka kërkuar Anderson të vazhdojë jetën e saj dhe secili të shikojë jetën e tij.

E gjithë kjo situatë, martesa… më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”,- ka thënë ai.

Në tabloidet ndërkombëtare raportohet se ata kanë qëndruar bashkë vetëm 5 ditë, dhe më pas, përmes këtij mesazhi, iu dha fund gjithçkaje që ishte krijuar më parë.