Disa vite më parë, supermodelja Kendall Jenner ndoqi një dietë të rreptë për dy muaj para debutimit në Victoria’s Secret Fashion Show. Filloi duke bërë ushtrime intensive, të cilat i vazhdoi për një kohë të gjatë, ndaj edhe aktualisht gjithçka e mban nën kontroll për të qenë në formë të shkëlqyer fizike. Sa herë  që ka për të sfiluar në një pasarelë, kujdesi në atë periudhë është dyfishuar.

Trajneri personal i Jenner zbuloi se mëngjesi i modeles është plot me fibra dhe proteina: vezë me avokado dhe një tas i mbushur me drithëra. Modelja vrapon nga një takim në një tjetër gjatë ditës dhe e ka të vështirë të gjejë kohë për një drekë të mirë, kështu që vakti i parë e mban të ngopur deri në orën 5 ose 6 pasdite, kur ajo ha drekën. Por gjatë orëve të gjata, Kendall porosit edhe snack, si bajame apo lëngje të freskëta frutash.

Megjithatë, duket sikur mëngjesi është vakti më i mirë dhe më i rëndësishmi se çdo vakt tjetër.

Kështu, nëse po trajnohesh për show-n e VS (lol), ose edhe thjesht do të dukesh si Kendall, sigurohu që të kesh gati dy vakte në mëngjes, duke përfshirë shumë fibra që të mbajnë të ngopur gjithë ditën.