Duke qenë se Meghan dhe Harry morën vendimin të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore dhe të largoheshin në Kanada, shumë gjëra do të ndryshojnë. Një prej tyre është edhe titulli mbretëror i çiftit. Harry dhe Meghan po vazhdojnë të përdorin titullin Sussex Royal, madje titullin e kanë përdorur edhe si emër për markën e tyre, që do të përfshijë disa shërbime, si dhe një organizatë bamirësie.

Mirëpo, me sa duket, planet e tyre nuk do të mund të realizohen, pasi Mbretëresha Elizabeth ua ka ndaluar përdorimin e titullit mbretëror. Lajmin e kanë konfirmuar mediat britanike si Page Six dhe Daily Mail.

Nuk dihet ende nëse Harry dhe Meghan do të kenë një titull tjetër, por ajo që dihet është se do t’u duhet të gjejnë një emër tjetër për markën e tyre.