Çizmet Uggs janë ndër më të njohurat dhe më të përdorurat në stinën e dimrit. Disa i adhurojnë, disa i urrejnë, ndërsa për disa të tjera mjafton që janë të ngrohta dhe janë ok. Por për shapkat Uggs shumë njerëz nuk kanë aspak mendime pozitive, madje janë quajtur shapka Ugg-ly (të shëmtuara - nga fjala ugg dhe ugly). Megjithatë, vajzat e famshme i kanë të preferuarat e tyre dhe siç duket po i rikthejnë sërish në modë.

Gigi Hadid ka zgjedhur këtë model, në ngjyrë të verdhë dhe duket shumë komode teksa ecën me to në rrugë.

Motra e saj, Bella Hadid, i ka kombinuar shumë bukur.

Sofia Richie

Lucy Hale

Dhe Selena Gomez, e cila i ka të pandashme këto shapka. Ka pafund foto të Selena-s online, ku ajo shfaqet me modele të ndryshme shpakash Uggs. Epo, duhet të jenë vërtet të rehatshme!