Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të saj, Ajola Xoxa ka zgjedhur disa fjalë zemre për të rikujtuar sot njeriun e rëndësishëm në jetën e saj. Përmes një fotoje të veçantë që bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka shkëputur nga albumi i momenteve të veçanta nga dasma, Ajola ka bërë dedikimin prekës, me fjalë zemre për babanë e ndjerë.

“Një vit pa ty. Dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde. Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tëndin. Të dua përgjithmonë”, shkruan ajo në postimin e fundit në Instagram.

Në mënyrë të vazhdueshme, Ajola ka zgjedhur që ta kujtojë të atin përmes dedikimeve apo postimeve të veçanta nga kujtimet më të bukura me të.  

Arben Xoxa, i biri i shkrimtarit Jakov Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai studioi Gjuhë-Letërsi dhe u specializua si kritik arti. Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për Akademinë, por një humbje akoma më e madhe për familjen e tij.