Kemi shpenzuar shumë kohë duke diskutuar për veshjen perfekte kur bëhet fjalë për një intervistë pune. Pavarësisht disa këshillave që mund të marrim, të gjithë jemi dakord që nuk ka rregulla të shkruara në lidhje me këtë gjë. Këto 8 këshilla do ju vijnë në ndihmë për çdo lloj interviste, qoftë formale apo 'chill'.



1. Të dukesh e bukur gjithmonë ia vlen
Është një pikë plus për ju nëse nëpërmjet veshjes tregoni që dini se çfarë duket mirë tek ju. Kur vishni diçka që ju shkon, tregoni se e dini se kush jeni.

2. Mos harroni kurrë pallton gjatë sezonit të saj
Është shumë në rregull të kujdeseni të keni veshjen e duhur poshtë, por po aq e rëndësishme është ajo që keni lart. Palltot ju ndihmojnë shumë të tregoni prezencë në mes të të tjerëve.



3. Kostumi
Është okay të vishni një kostum, thjesht bëjeni sipas stilit tuaj.

4. Tregoni njohuritë tuaja përmes veshjes
Vishni diçka që demonstron njohuritë tuaja në lidhje me atë që po ndodh në industrinë e modës, por që thekson stilin e tyre personal në të njëjtën kohë.

5. Këpucët
Vishni këpucë me të cilat mund të ecni me siguri. Nuk mund ta dini kurrë se sa keni për të ecur në mes të një zyre plot me njerëz, ose nëse ngecni në trafik e ju duhet që të levizni në këmbë.



6. Mos sakrifikoni profesionalizmin
Ajo çfarë vishni në një intervistë është shumë më e rëndësishme se ç’njerëzit mendojnë. Ajo çfarë keni veshur tregon shumë për ju, madje para se të keni hapur gojën. Gabimi më i madh që vajzat e reja bëjnë është se vishen më trendy se ç’duhet duke sakrifikuar profesionalizmin.

7. Pantallona të gjera
Mos qëndroni vetëm tek fustanet apo pantallonat ngjitur pas trupit, pasi pantallonat e gjera që ju rrijnë fiks në bel janë të përshtatshme po ashtu.



8. Bëni çdo gjë gati të paktën një natë më parë
Pasja e një ideje të qartë në lidhje me atë që do të vishni, do t’ju ndihmojë të keni një mendje më të qetë në ditën e madhe, si dhe do t’ju kursejë kohë.