2020-a sapo ka nisur, por disa pushime të mira nuk i bëjnë keq askujt dhe jam e sigurt që mendoni njësoj. Një fundjavë ose disa ditë larg zhurmës së Tiranës janë të domosdoshme herë pas here. Dhe kur kujtoj qetësinë, ajrin e pastër, bukuritë arkitekturore të qytetit... nuk di pse në mendje më vjen Korça. Është nga ato qytete që ia vlen të rikthehesh gjithmonë, sidomos në periudhën e dimrit.

Për më tepër që së fundmi kam gjetur një vend perfekt për të qëndruar, Richmond Hotel. Ndoshta kjo ishte e vetmja gjë që i mungonte Korçës – një hotel që ofron luksin dhe shërbimet që në vende të tjera nuk i gjeja. Ju siguroj se prej momentit që do të hyni në ambientet e Richmond Hotel do të çlodheni, ende pa nisur pushimet. Qetësia, ngrohtësia, ambienti i pastër dhe i përsosur në çdo detaj të bën të ndjesh se po shijon vërtet pushimet e ëndrrave.

Përveç dhomave të përshtatura sipas nevojave tuaja dhe me të gjitha shërbimet të përfshira, mund të zgjidhni të kaloni një natë speciale edhe në një prej suitave të hotelit. Përveç të tjerave, suitat ofrojnë edhe shërbimin e jacuzzit, ku mund të relaksoheni në plot kuptimin e fjalës. Vetëm se këtu ka një problem, do ta shijoni aq shumë suitën dhe qetësinë e jacuzzit, saqë rrezikoni të mos të doni të dilni më nga dhoma. Por, fundja për këtë punë janë pushimet!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RICHMOND HOTEL LUXURY â??️ (@richmond.hotel) on

Richmond Hotel është një botë "luksi", jo vetëm në kuptimin e parë, por luks në shërbim, staf, pastërti, ushqim e gjithçka tjetër që ofron. Kujt nuk i pëlqen të shijojë luksin... për më tepër kur ai të ofrohet me çmime shumë të mira?!

Nëse po mendoni për destinacionin e radhës, vendin e dini... Mos thoni që nuk ju tregova!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RICHMOND HOTEL LUXURY â??️ (@richmond.hotel) on