A e keni pyetur ndonjëherë veten se si është historia e jetës së Ed Sheeran? Historia e tij tregon se si artisti mësoi të përqafonte unitetin dhe mposhti sfidat në mënyrë që të na sillte ne një nga zërat më të bukur të kohës sonë.

Muzika ishte dashuria e tij e parë.

Edward Christopher Sheeran ka lindur në shkurt të 1991, në Halifax të Anglisë. Ai kishte një vëlla më të madh dhe prindërit drejtonin një konsulencë arti në atë kohë. Ed kishte pasur interes për muzikën që në moshë të re. Ai u bë pjesë e korit në një kishë në moshën 4-vjeçare dhe shumë shpejt filloi të luante në kitarë. Në moshën 11-vjeçare ai filloi të shkruante këngë, i frymëzuar nga një bisedë në prapaskenë me Damien Rice. Nuk ishte e dukshme vetëm dashuria e tij për muzikën, por gjithashtu talenti filloi të vërehej nga të tjerët përreth tij.

“Ishte dashuria për kitarën,e cila më çoi fillimisht drejt muzikës dhe këndimit.”,- është shprehur ai.

E mira dhe e keqja e të qenit i kuqërremtë.

Ed Sheeran tallej çdo ditë në shkollë , më së shumti për të belbëzuarit dhe syzet e mëdhaja. Kur ishte fëmijë, ai bëri një ndërhyrje e cila shkoi keq dhe e la atë me një sy dembel dhe probleme në të folur. Sa hërë që përpiqej të fliste në klasë, gjuha e tij do të ngrinte dhe asnjë fjalë nuk do të dilte jashtë. Fëmijët e tjerë e tallnin për këtë. Shpejt, ai ndaloi së marri pjesë dhe së ngrituri dorën në klasë.

“Të jesh i kuqërremtë mund të duket si një gjë e keqe kur je i vogël, por si një muzikant- kjo ka qenë shpëtimi im- sepse nëse shikon një fëmijë të kuqërremtë në TV dhe nëse është vetëm një fëmijë i kuqërremtë me flokë të çrregullt, i cili luan në kitarë, është shumë e thjeshtë që t’i gjejnë ata në You Tube.”- Ed Sheeran.

Fillimi i një karriere në muzikë.

Terapia e të folurit nuk po shkonte mirë dhe një nga frikërat e tij më të mëdha ishte se do të mbetej ashtu për pjesën tjetër të jetës. Por gjërat ndyshuan kur një ditë babai i solli rekordin e Eminem-it. Ed Sheeran ishte i mrekulluar se sa shpejt rreperi mund të këndonte. Kjo e frymëzoi atë dhe mësoi çdo fjalë në kohën kur ishte 10-vjeç. Ai filloi të shkruante më shumë nga muzika e tij, dhe papritur belbëzimi i ishte zhdukur.

Në moshën 14-vjeçare u nis për në Londër për të filluar zyrtarisht karrierën muzikore.

Kur jeta bëhet e vështirë…

Të qenët në rrugë nuk ishte aspak e lehtë. Ai tha se kur nuk mundi të gjente një shtrat për natën, iu desh të flinte në parqe ose në metro. Për disa net nuk pati fare para për ushqim dhe shpesh ishte në prag të heqjes dorë. Por ai nuk e bëri. Hapi i madh ishte në 2010. Mediat sociale bënë që suksesi i djalit të ndodhte më shpejt.

Jamie Foxx, Taylor Swift, dhe më shumë…

Ai mbërriti në Los Anxhelos pa një kontratë regjistrimi apo një vend për të qëndruar. Filloi t’ia dërgonte muzikën e tij cilitdo që mundi të arrinte, por nuk mori përgigje. Derisa një ditë, ndërsa ishte i ftuar në shfaqjen e një radioje vendase, u thirr në skenë. I tmerruar, ai filloi të luante. 12 minuta më vonë, ai mori një brohoritje të gjatë. Emri i mikpritësit ishte Jamie Foxx, i cili ishte kaq i impresionuar  sa që e la Ed Sheeran të përdorte studion e tij të regjistrimit. Jo vetëm këtë, por gjithashtu e la djalin të flinte në krevatin e tij për disa javë.

Pasi arriti numrin 2 në iTunes me një publikim të ri, Ed u ftua të punonte me ‘Atlantic Records’. Me ndihmën e tyre, ai krijoi logon e albumit të tij “+”. Menjëherë shiti 102,000 kopje dhe më vonë, po atë vit u bë albumi i dytë më i shitur në Britaninë e Madhe. Një vit pas publikimit të “+”, ai kishte shitur tashmë më shumë se 1 milionë kopje.

Pas këtij hiti të mrekullueshëm, ai bashkëpunoi me One Direction dhe Taylor Swift. Një tjetër nga këngët e tij, “I See Fire”, u përdor në filmin “The Hobbit”.

Albumi i tij i ardhshëm, “X”, duke përfshirë disa nga hitet e tij më të mëdha, doli në 2014, dhe shkoi direkt në numrin 1 në SHBA dhe Britani. Falë një prej tyre, në 2016 ai fitoi çmimin Grammy për këngën më të mirë të vitit.

Historia e jetës së Ed Sheeran është një nga tregimet moderne frymëzuese që mund të sjellin shpresën tek artistët e uritur dhe tek fëmijët jopopullorë.