Mes frikës së shkaktuar nga koronavirusi, "Contagion" , një film i vitit 2011, në lidhje me një pandemi me ngjashmëri të frikshme me ngjarjet e fundit, reflektonte sesi njerëzit shpesh përdornin trillimin si një mjet për të përpunuar realitetin. Nuk është për t'u habitur se versioni Hollivudian i pandemive globale shpesh ka dalë në drejtime fantastike, duke drejtuar ushtritë me zombi në filma si "Njeriu Omega", "Lufta Botërore Z" dhe "Pandemi".

Një virus fatal i kthen njerëzit në diçka të egër në "Luftën Botërore Z." Shembujt e hershëm përfshijnë thriller-in e vitit 1971, "Strain Andromeda", përshtatur nga një libër i autorit Michael Crichton, i cili u kthye vazhdimisht tek koncepti, në të cilin përparimet shkencore dhe teknologjike krijuan kërcënime ekzistenciale për njerëzimin.

Përzierja e atyre impulseve brenda zhanrit mund të shihet në dy filma të publikuar në 1995: "12 Monkeys", një komplot fantastiko-shkencor në lidhje me përdorimin e udhëtimit në kohë për të provuar shkatërrimin e një plage të rrallë, që do të zhdukte pjesën më të madhe të njerëzimit; si dhe “Outbreak", një film, në të cilin një virus ajror hyn pa dashje në SHBA nga Afrika, duke kërkuar një ekip mjekësh (të udhëhequr nga Dustin Hoffman) , për të garuar kundër kohës, duke u përpjekur për të shpëtuar një qytet ku infeksioni po përhapej.

Vitin e kaluar, rrjeti “National Geographic” transmetoi “The Hot Zone”, një realizim i bazuar në fakte për virusin Ebola në 1989-ën.

"Contagion" lidhet më drejtpërdrejt me rrezikun aktual, duke filluar me atë që ndodhi me një grua (e luajtur nga Gwyneth Paltrow), e cila kthehet në Minesota me një sëmundje të çuditshme pas një udhëtimi në Hong Kong.

Brenda disa ditësh, ajo vdes, duke e lënë burrin (Matt Damon) në një gjendje shoku, para se të tjerët të fillonin të shfaqnin të njëjtat simptoma, pasi sëmundja përhapej në të gjithë botën. Në të tregohen sakrificat dhe përpjekjet që bën mjekësia për të gjetur një vaksinë. Filmi është një paralajmërim i rreptë që tregon me hollësi se si një vendim i gabuar i politikës mund të ketë pasoja fatale që mund të shuajnë të gjithë njerëzimin.

“Contagion” ia vlen të shihet, ose të rishihet për të kujtuar se disa nga tregimet më të frikshme nuk përfshijnë kërcënimet e mbinatyrshme, por ato që i afrohen më shumë realitetit.