Ju jeni pionier të zodiakut, ashtu si dhe pranvera, edhe shumë gjëra fillojnë me JU! Jeni spontan, impulsiv, i drejtpërdrejtë, entuziast, dhe i sigurt. Pëlqeni shumë sfidat, dhe shpesh e ndjeni se ju duhet të luftoni në rrugën tuaj të jetës, në varësi të askujt dhe asgjëje, por me forcën tuaj, inteligjencën dhe kurajon.

Ju besoni në të qenit tërësisht të ndershëm, të vërtetë ndaj vetes, vizioneve dhe bindjeve, edhe nëse kjo do të thotë të qëndruarit vetëm. Ndershmëri, integritet dhe origjinaliteti janë ‘perënditë’ tuaja, si dhe nuk keni simpati për dobësitë e karakterit tek të tjerët. Kërkoni lirinë për t'i bërë gjërat në mënyrën tuaj, dhe ju punoni shumë mirë në mënyrë të pavarur. Bashkëpunimi me të tjerët, ose ndjekja e vullnetit të dikujt tjetër nuk është stili juaj. Ju pëlqen të jeni shefi apo të udhëhiqni të vetëm. Pëlqeni të ndërmerrni veprime edhe nëse të tjerët kanë zgjedhur të jenë poshtë një strehe të bukur, të rehatshme, atëherë ju jeni gjithmonë të gatshëm për të ndezur gjërat, të bëni diçka të re, të bëni ndryshime, të sillni në lëvizje gjak të freskët. Rutina dhe pandryshueshmëria janë të bezdisura për ju.

Duke marrë rreziqe dhe ndjekur yllin tuaj janë fryma e jetës për ju, dhe ju do vazhdoni kështu ose në të kundërt do të bëheni shumë të frustruar dhe të zemëruar, në qoftë se ju nuk mund ta bëni këtë. Ju besoni në fuqinë e të menduarit pozitiv dhe veprime pozitive, dhe mendoni për veten si një person të fortë - edhe të pathyeshëm. Urreni të jeni në një pozicion varësie. Pranimi i kufizimeve tuaja njerëzore dhe nevojave emocionale shpesh është e vështirë për ju. Shpesh jeni aq të ndezur në lidhje me projektet apo qëllimet tuaja që pa dashje mbivendoseni ose injoroni ndjenjat dhe interesat e njerëzve të tjerë. Duke qenë të hapur dhe mirënjohës për kontributet e të tjerëve, idetë dhe ndjenjat e tyre, do të kontribonin në përmirësimin e marrëdhënieve tuaja.

Padurimi juaj për të marrë menjëherë atë që dëshironi ju bën të jeni mjaft të ftohtë, dhe për këtë arsye keni tendencë për t'u armiqësuar me të tjerët në mënyrë të panevojshme. Ju gjithashtu shpesh përpiqeni për të përmbushur qëllimet tuaja duke përdorur zemërimin apo ndonjë version të ngjajshëm. Ju do të fitoni më shumë nga raportet me të tjerët, duke mësuar për të ngadalësuar ritmin, të relaksoheni, dhe lërni gjëra të rrjedhin vetëm ndonjëherë, por energjia dhe natyra juaj rrallë ju lejon ta bëni këtë.

Personat e njohur të shenjës së Dashit: Ilir Meta, Albin Kurti, Ermal Mamaqi, Vincent van Gogh, Charlie Chaplin, Marlon Brando, Ayrton Senna, Celine Dion, Elton John, Mariah Carey, Victoria Beckham, Russell Croëe, Miranda Kerr, etj