Ndryshe nga ç’mund ta kishit imagjinuar, koronavirusi mund të transmetohet edhe në zona me klimë të lagësht dhe të nxehtë. Kështu bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi i ri mund të transmetohet në të gjitha zonat klimatike, përfshirë këtu edhe zonat me klimë të lagësht dhe të nxehtë", -thuhet në postimin e ISHP, duke u kërkuar qytetarëve të marrin masat mbrojtëse, nëse jetojnë apo udhëtojnë në zona ku ka prani të Covid-19.

“Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga virusi Covid-19 është larja e shpeshtë e duarve me ujë e sapun. Kjo eliminon virusin, i cili mund të jetë i pranishëm në duart tuaja dhe në këtë mënyrë ju shmangni infeksionin që mund të ndodhë nga prekja e syve, hundës apo gojës tuaj”, -thekson Instituti i Shëndetit Publik.