Me përhapjen e koronavirusit, qasja e grave ndaj abortit është një nga shumë dispozita të kujdesit shëndetësor në rrezik.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, këtë javë, njoftoi për herë të parë se gratë do të abortonin përkohësisht në shtëpi dhe jo në një klinikë, por disa orë më vonë, ky vendim u ndryshua. Zyrtarët e shtetit thonë se këto hapa janë të domosdoshëm për të ruajtur furnizimet mbrojtëse që po bëhen gjthnjë edhe më të çmuara me përhapjen e pandemisë.

Grupet për të drejtat e abortit kanë hedhur poshtë veprimet, duke thënë se zyrtarët po përdorin një krizë të shëndetit publik për të përparuar një axhendë politike. Abortet në Teksas lejohen akoma gjatë kësaj kohe, nëse janë "të domosdoshme për të ruajtur jetën ose shëndetin e nënës", thuhet në një njoftim për shtyp nga prokurori i përgjithshëm i shtetit.

Në Ohajo, zëvendësprokurori i përgjithshëm, u dërgoi letra tre grave që kishin bërë kërkesë për abort, duke i kërkuar që të respektonin urdhrin ekzekutiv të drejtorit të shëndetësisë shtetërore për të ndaluar kryerjen e procedurave jo thelbësore.

Guvernatori i Mississippi-t tha se do të ndërmerrte veprime vetëm nëse klinika e vetme e shtetit ishte ajo që po siguronte aborte me zgjedhje.

“Më shumë se 5,000 milje larg, në rajonin e prekur më keq në Itali, në Lombardi, disa spitale në vështirësi kanë mbyllur shërbimet e abortit dhe po i dërgojnë gratë në spitale të tjera për kujdes.”- tha për CNN drejtori i një shoqate të gjinekologëve që mbështet të drejtat e abortit.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar tha se gratë që kërkojnë të abortojnë në tremujorin e parë të shtatzënisë, mund të marrin dy pilulat e nevojshme për ndërprerje në shtëpi, në vend që të shkojnë në një klinikë.

Shërbimi Këshillë-dhënës Britanik për Shtatzaninë (BPAS), një organizatë bamirëse e cila ndihmon afro 100,000 gra në vit me këshilla për shtatzëninë dhe kujdesin për abortin, mirëpriti vendimin në një kohë kur qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar janë ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Por brenda disa orëve, udhëzimi u hoq nga faqja e internetit të qeverisë. Shefja ekzekutive e BPAS, Ann Furedi,  e etiketoi ndryshimin si një kthesë U, duke thënë se masat e reja ishin të nevojshme për të mbajtur në dispozicion abortin ligjor, pasi Britania i përgjigjej kërcënimit të koronavirusit.

BPAS tha të mërkurën se gati një e katërta e klinikave të saj ishin mbyllur tani për shkak se personeli ishte sëmurë dhe për shkak të masave të izolimit.

"Në 13 javët e ardhshme, ndërsa pandemia do të arrijë kulmin, të paktën 44,000 gra do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar kujdesin mjekësor."- thuhej në deklaratë.

Kjo nënkupton se gratë nuk mund të plotësojnë më afatin ligjor për të abortuar dhe rreziku për të përdorur metoda të pasigurta ndaj tij, rritet.